Kuçovë
POLICIA DHE SHKOLLA, SË BASHKU PËR SIGURINË!
Në kuadër të forcimit të bashkëpunimit polici–shkollë, Shefja e Komisariatit të Policisë Kuçovë, Komisare Edjona Dano, së bashku me SPZ-të e zonave, zhvilloi takime me drejtuesit e institucioneve arsimore.
Gjatë takimeve u diskutua mbi problematikat në mjediset shkollore, parandalimin e dhunës, bullizmit dhe konflikteve, si dhe evidentimin dhe trajtimin në kohë të çdo shqetësimi që cenon sigurinë e nxënësve.
U theksua rëndësia e komunikimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë dhe drejtuesve të shkollave.
Siguria e fëmijëve është përgjegjësi e përbashkët! Së bashku për shkolla më të sigurta.

