Vijojnë kontrollet në territor, si dhe puna hetimore dhe operacionale, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Janë finalizuar 2 operacione policore në Tiranë dhe Elbasan, për zbardhjen e një ngjarjeje me lëndë plasëse dhe të rasteve të vjedhjes.
Janë kapur/ndaluar 2 shtetas, të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, njëri prej të cilëve i dënuar.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 18 raste në të gjithë territorin, me 2 autorë të arrestuar, 16 të proceduar në gjendje të lirë dhe 2 autorë të shpallur në kërkim. Gjithashtu, janë sekuestruar sasi të dyshuara të lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë.
Në fushën e krimeve ndaj personit janë evidentuar 5 raste, me 4 autorë të proceduar në gjendje të lirë, konkretisht: 2 për mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë, 1 pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë sportive plastike me sfera metalike dhe disa fishekë manovër të plasur, si dhe 1 pasi ka kanosur me mjet prerës rojën private të një institucioni. Ndërkohë, janë arrestuar 2 autorë për tentativë për të kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur dhe për “Ngacmimi seksual”, ndërsa 1 autor është shpallur në kërkim për marrjen e një shume parash një drejtuesi mjeti, nën kërcënimin e një mjeti prerës.
Gjithashtu, janë proceduar penalisht 3 shtetas, pasi dje, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit në stadiumin e Elbasanit, midis ekipeve “Sopoti-Korabi”, këta shtetas kanë hyrë në fushë.
Në fushën e krimeve kundër pronës janë evidentuar 4 raste, me 1 autor të arrestuar dhe 2 të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje, me 3 autorë të arrestuar dhe 4 të proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrave të mbrojtjes. Është proceduar penalisht 1 shtetas për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
Janë evidentuar 3 raste në fushën e krimeve kundër mjedisit, me 5 autorë të proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste në fushën e vjedhjes, ku po punohet për identifikimin e autorëve.
Janë proceduar penalisht 16 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Janë arrestuar 3 shtetas dhe janë proceduar penalisht 2 të tjerë, pasi drejtonin automjete në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi.
Strukturat e Policisë Kufitare kanë proceduar penalisht 1 shtetas për prerje të paligjshme të pyjeve.
Policia e Shtetit fton qytetarët të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo rast paligjshmërie, duke u garantuar reagim profesional dhe të shpejtë, si dhe anonimitet
