Krujë/Siguria në shkolla, Policia dhe institucionet arsimore koordinojnë masat për garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit

Krujë/Siguria në shkolla, Policia dhe institucionet arsimore koordinojnë masat për garantimin e një mjedisi të sigurt për nxënësit.

Në kuadër të programit kombëtar “Siguria në shkolla” dhe në vijim të bashkëpunimit ndërinstitucional, në ambientet e shkollës “Mustafa Kacaci”, Krujë, u zhvillua një takim pune me drejtuesit e institucioneve arsimore të rrethit Krujë.

Takimi kishte në fokus evidentimin dhe adresimin e problematikave të ndryshme në institucionet arsimore, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave të Policisë dhe drejtuesve të shkollave, me qëllim marrjen e masave parandaluese dhe garantimin e sigurisë gjatë vitit të ri shkollor.

Në takim morën pjesë Shefi i Komisariatit të Policisë Krujë, Shefi i Policimit, Shefi i Rendit, Drejtoresha e Arsimit, si dhe drejtorët e shkollave të rrethit Krujë.

Gjatë diskutimeve u vu theksi te rritja e masave të sigurisë përreth ambienteve arsimore, identifikimi në kohë i problematikave dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm për parandalimin e situatave që mund të cenojnë sigurinë dhe mirëqenien e nxënësve.

Vëmendje e veçantë iu kushtua parandalimit të dhunës, bullizmit dhe sjelljeve me risk në komunitetin shkollor, si dhe forcimit të komunikimit dhe bashkëpunimit me nxënësit, prindërit dhe komunitetin.

Policia dhe institucionet arsimore do të vijojnë bashkëpunimin dhe koordinimin e masave, me qëllim garantimin e një mjedisi të sigurt dhe të përshtatshëm për nxënësit, mësuesit dhe stafin arsimor, përgjatë gjithë vitit të ri shkollor.

#SiguriaNëShkolla
#PërNjëShkollëMëTëSigurt
#PoliciaDheShkolla