Vijon kontrolli i pandërprerë i territorit, për evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Goditen 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike.
Shpallet në kërkim 1 shtetas.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me strukturat e DVP Durrës, gjatë kontrollit të terirtorit, duke përdorur edhe dronë, kanë evidentuar dhe goditur 2 raste të kultivimit të kanabisit, në territorin e Krujës.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë u shpall në kërkim shtetasi:
Q. X., 54 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë, pasi dyshohet se është autori i kultivimit të 25 bimëve narkotike që janë gjatë gjetur gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një sipërfaqe toke në fshatin Mafsheq, Krujë.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të territorit të Njësisë Administrative Cudhi, Krujë, në sipërfaqe të pyllëzuara, janë gjetur të kultivuara 152 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.