Krujë – Finalizohet me sukses një tjetër operacion policor i koduar “Arrameras”, për goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Operacioni nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Shërbimet e DVP Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin e tentativës për kultivim të bimëve narkoitke dhe informacioneve të marra në rrugë operative së në fshatin Arrameras dy banorë kishin kultivuar fidanë narkotikë, Specialistët për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor “Arrameras”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I.S., 55 vjeç, banues në Arrameras, Krujë;
L.S., 61 vjeç, banues në Arrameras, Krujë;

Arrestimi i tyre u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesave së tyre, janë gjetur të kultivuara fidanë të dyshuar narkotikë canabis sattiva, si dhe një sasi lënde narkotike në banesën e shtetasit L.S, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.