📍Krujë
Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Finalizohet faza e 40-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.
Gjatë zhvillimit të kësaj faze, u asgjësuan 328 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës.
Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 39 342 bimë narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 40-të të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 328 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.