Vijon operacioni antikanabis i koduar “Polena”.
Shkon në 5 numri i të ndaluarve në kuadër të këtij operacioni.
Kapet dhe vihet në pranga edhe 1 shtetas i shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, në vijim të veprimeve të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Polena”, i finalizuar në datën 26.08.2020, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve (midis tyre edhe i kryeplakut të fshatit Voskop për veprën penale “Shpërdorim detyre”), si dhe u bë shpallja në kërkim e 1 tjetri, bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim D. Z., 19 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 27.08.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” në lidhje me ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur “Lumi i Mullirit” mbi fshatin Polenë e Vjetër, ku u gjetën të kultivuar fidanë kanabis, si edhe 65 fishekë luftarakë, të cilët dyshohet se i kanë kultivuar dhe i posedonin pa leje 19-vjeçari D. Z. dhe tre shtetasit e tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.