Evidentohen dhe ndëshkohen 4 subjekte të tjera në qytetin e Korçës, që u konstatuan duke ushtruar aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ.
Mbyllet aktiviteti i njërit prej këtyre 4 subjekteve, për një periudhë 6-mujore, pasi kreu shkeljen në mënyrë të përsëritur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, kanë vijuar të ushtrojnë kontrolle nëpër subjektet e qytetit, me qëllim respektimin e fashës orare dhe monitorimin e protokolleve të sigurisë.
Si rezultat i këtyre kontrolleve, janë konstatuar hapur në lagjen nr. 1, lokalet në pronësi të shtetasve M. S. dhe T. P; në lagjen nr. 2, lokali në pronësi të shtetasit J. S. dhe në lagjen nr. 12, lokali në pronësi të shtetases E. K., (në mënyrë të përsëritur), të cilët ushtronin aktivitetin e tyre pas fashës orare të lejuar.
Për subjektet në fjalë, nga shërbimet e policisë janë plotësuar aktet e konstatimit në bazë të Aktit Normativ nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 7, i cili parashikon ndëshkimin me gjobë në masën 1 000 000 (një milion) lekë dhe për subjektin në pronësi të shtetases E. K., edhe mbylljen e aktivitetit për një periudhë 6-mujore.
Policia apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.