Mat – Vijon operacioni policor i koduar “Kepi i Vozajve” për kapjen e personave të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni

Thyejnë masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” , për t’u shmangur ekzekutimit të masës së sigurisë “Arrest në burg”, ndryshuar me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë , kapen e vihen në pranga dy persona.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyra para organeve ligjzbatuese, lokalizuan vendndodhjen e dy prej tyre dhe ekzekutuan masat e sigurisë të lëshuara nga Gjykata e Apelit Tiranë, e cila pas hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit “Kepi i Vozajve”, ka vendosur ndryshimin e masave të sigurisë për shtetasit A. K., dhe G. K., nga “Arrest në shtëpi” në “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Këto shtetas duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, me datë 15.02.2022, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë për ekzekutimin e ndryshimit të masës së sigurisë, janë larguar nga banesa duke thyer masën e sigurisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat për veprime të mëtejshme.