Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin E. K., 44 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë e ka dënuar me 10 muaj burgim, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Sh., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 13, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular, i cili dyshohet se shërbente për vendosjen e basteve sportive.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.