Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. A., 31 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjatë kontrollit fizik që shërbimet e Policisë ushtruan ndaj këtij shtetasi në qytetin e Bilishtit, i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, gati për shitje.
—
Gjithashtu po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit S. B., banues në Tiranë dhe Xh. R., banues në Shkodër, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, shërbimet e Policisë gjatë procedurës së kontrollit të ushtruar respektivisht në mjetet kamion tip “Renault” dhe “Scania” që ata drejtonin, u konstatuan të fshehur 2 emigrantë të paligjshëm, të cilët synonin kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.