Korçë – Sektori i Policisë Rrugore🚓 ditën e sotme ka zhvilluar një aktivitet sensibilizues nën moton “Kujdes, çmoje jetën”, me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Stavri Themeli”, në Korçë 👩🏻🎓👨🏻🎓

📌Ky aktivitet konsistoi në bashkëbisedime interaktive dhe shkëmbime eksperiencash të ndërsjellta me nxënësit e kësaj shkolle, të cilët shfaqën interes maksimal përsa i takon njohurive të sigurisë në rrugë.

➡Shefi i Sektorit të Policisë Rrugore Kryekomisar Ervin Dervishi ka shpjeguar në mënyrë profesionale rëndësinë e respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor, sinjalistikës vertikale e horizontale, rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit, shmangien e përdorimit të celularit apo pijeve alkoolike gjatë drejtimit të mjetit. U fol mbi shkelje të ndryshme të drejtuesve dhe penalitetet përkatëse. Më pas nxënësit u njohën nëpërmjet monitorit me disa demonstrime e shembuj konkrete të sjelljes në rrugë🚦🚶🏼🚥🛣📵📴❌🥃🔞🚙📝

✅ Punonjësit e Policisë Rrugore iu shpërndanë nxënësve fletëpalosje dhe jelekë të verdhë në shenjë sensibilizimi, në këtë aktivitet të zhvilluar në kuadër të javës së sigurisë rrugore.

🤝👨🏻✈Këto aktivitete do të vijojnë edhe me shkolla të tjera, në ditët në vijim.

#Unë_zotohem_se_do_të_zbatoj_rregullat_e_qarkullimit_rrugor. #Po_ti?

#MBRONI_JETËN_TUAJ_DHE_TË_TJETRIT