Korçë – Kapet dhe ekstradohet një person i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Kurila”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e vendimit penal për ndalimin e shtetasit në kërkim ndërkombëtar F. D., 33 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 14.05.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

33-vjeçari, rezultonte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Kurila”, të finalizuar më datë 16.11.2019, për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit e shitjes së narkotikëve dhe trafikimit të tyre në drejtim të Greqisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, nga fshati Kurilë, Devoll, gjatë etapave të të cilit janë arrestuar nga Policia disa persona.

Shtetasi F. D., është kapur në Greqi dhe më pas u krye ekstradimi i tij, në drejtim të vendit tonë.