Korçë – Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vjedhje dhe mashtrim

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vjedhje dhe mashtrim.

Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. S., 32 vjeç, banues në Ersekë.

Ky shtetas, në lagjen nr. 5, Korçë, dyshohet se i ka vjedhur një sasi parash shtetasit Th. M., 53 vjeç, banues në Korçë. Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se nëpërmjet mashtrimit, 32-vjeçari iu ka marrë sasi të ndryshme lekësh shtetasve M. O. dhe A. N.

Po nga këto struktura u arrestuan në flagrancë shtetasit R. D., 30 vjeç dhe D. A., 26 vjeç, banues në Korçë. Këta shtetas, mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, në lagjen nr. 5, kanë vjedhur orendi të ndryshme shtëpiake në banesën e shtetasit K. D., ndërsa në lagjen nr. 16, kanë vjedhur një biçikletë dhe një motor në garazhin e shtetasit J. J.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.