Korçë – Arrestohen 2 shtetas për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, të shtetasit R. B., 68 vjeç, banues në fshatin Plasë, Korçë, pasi në lagjen nr. 10, Korçë, ky shtetas dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit R. K., 59 vjeç, banues në Korçë.
————
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit A. Sh., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin tip “Opel”, në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.