Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin I. M., 38 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll, pasi u kap në bulevardin ”Republika”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. V., 36 vjeç, banues në SHBA, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. N., 31 vjeç, banues në Gaza, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪︎ J. D., 43 vjeç, banues në fshatin Mëmëlisht, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij dhe në një subjekt (lavazh) që kishte në përdorim, u gjetën produkte ushqimore të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
▪︎ M. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën një sasi nafte dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
▪︎ E. B., 28 vjeç, banues në fshatin Udënisht, Pogradec, pasi gjatë kontrollit në automjetin e ti u gjetën një sasi nafte dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪︎ E. Xh., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Kamenicë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Motomjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
▪︎një 17-vjeçar, pasi në qytetin e Maliqit, u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi;
▪︎ Sh. L., 21 vjeç, banues në fshatin Verri, Pogradec, pasi në fshatin Golik, automjeti tip “Volkswagen” që drejtonte është përplasur me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit tip “Benz” dhe tre pasagjerë në këtë automjet;
▪︎ M. M., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin ”Korcë-Voskopojë”, në afërsi të fshatit Turan automjetit tip “Fiat” që drejtonte është përplasur me një automjet tip “Kia”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë një 56-vjeçare, pasagjere në automjetin tip “Kia”.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪︎ Xh. T., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin një 21-vjeçareje;
▪︎ S. S., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka shitur një 21-vjeçarje, një sasi lënde narkotike kokainë;
▪︎ E. H. 54 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), një 22-vjeçar. Mjeti prerës u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Komisariati i Policisë Korçë shpalli në kërkim shtetasin V. B., 41 vjeç, pasi më datë 04.08.2024, dyshohet se ka goditur me sende të forta një 53-vjeçar.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪︎ L. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Libonik, Maliq, pasi me vetëgjyqësi ka ndërruar bravën e derës së një magazine dhe dyshohet se ka kanosur me fjalë vëllanë e tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;
▪︎ A. R., 41 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
▪︎ K. D 49 vjeç, banues ne fshatin Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka djegur me zjarr një sipërfaqe toke me bimësi.
-Në Komisariatin e Policisë Maliq është paraqitur shtetasja M. T., 41 vjeçe, banuese në fshatin Pojan, Maliq, e cila ka kallëzuar se më datë 04.08.2024, është larguar nga banesa, vajza e saj e mitur. Po punohet për gjetjen e vajzës.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
▪︎ K. B., 26 vjeç, banues në fshatin Laktesh, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur një 36-vjeçare, nëpërmjet rrjeteve sociale;
▪︎ A. C., 60 vjeç, banues në fshatin Baçallëk, Pogradec, pasi dyshohet se për motive pronësie ka kanosur me mjet prerës (kosore), një 43-vjeçare;
▪︎ D. E., 18 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj, Pogradec, pasi dyshohet se për motive të dobta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), një 34-vjeçar.
Shërbimet e PKK Kapështicë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. R., 64 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndiha për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar, në kamionin që ky shtetas drejtonte u gjetën të fshehur 2 emigrantë nga Vendet e Treta.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.