📌DVP Vlorë
Vijojnë kontrollet në subjekte të ndryshme, përgjatë vijës bregdetare, për respektimin e aktit normativ që ndalon muzikën në mjediset e hapura.
Mbrëmjen e djeshme kanë vijuar kontrollet në lokalet në vijën bregdetare në Vlorë, Sarandë, Ksamil, Himarë, Dhërmi dhe Borsh.
Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, për të garantuar respektimin e orarit të përcaktuar për vendosjen e muzikës, në subjektet përgjatë gjithë vijës bregdetare të qarkut Vlorë.
Policia e Vlorës iu bën thirrje subjekteve që zhvillojnë aktivitete me muzikë, në ambiente të hapura, të respektojë oraret e përcaktuara në aktin normativ në fuqi, që të mos përballen me penalitete. Gjithashtu fton të gjithë qytetarët që të telefonojnë në numrin 112 📲 për çdo problem, duke iu siguruar shërbimin e Policisë, në kohë të shpejtë dhe me profesionalizëm.