Kontroll me radar dhe drager, në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë

Kontroll me radar dhe drager, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si rezultat i shpejtësisë mbi normat e lejuara, e cila cënon rëndë sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Vijojnë kontrollet👮♂🚔 parandaluese për aksidentet rrugore, në rrugët të cilat janë evidentuar me risk, për shkak të shpejtësisë, drejtimit të mjetit pas përdorimit të alkoolit dhe manovrave të rrezikshme që kryejnë drejtuesit e mjeteve.

150 km/h – 161 km/h në rrugën interurbane kryesore Tiranë-Durrës -Tiranë.

Kënaqësi ! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është absolutisht rrezik potencial për aksidente rrugore🚑.

Edhe pse unaza e madhe është disiplinuar në raport me shkeljet që e kishin kthyer atë në një segment mjaft problematik për sigurinëë kontrollet vijojnë në mënyrë permanente në këtë segment dhe rrugë të tjera me problematikë të ngjashme.

Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë 📸 dhe aparatin alkooltestues, në 5 orë, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 150 km/h – 161 km/h, si dhe janë arrestuar në kushtet e flagrancës dy drejtues mjetesh, të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

Drejtues mjetesh: Rruga 🛣është e te gjithëve, rregulli vlen njësoj. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës🚑.

Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, mos u bëj statistike 🚑. Familja ka nevojë për TY , jo për videot e tua ku reklamohet shkelja e rregullave si model sjelljeje. 🙏