Këlcyrë – Mbante armë zjarri pa leje në banesë, ndalohet poseduesi i armës

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara, në zbatim të planit të masave për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e një telefonate nga qytetarët se shtetasi P. Ç. posedonte armë zjarri, shërbimet e Postës së Policisë Këlcyrë ushtruan kontroll në banesën e këtij shtetasi.

Si rezultat i kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe 18 fishekë.

Specialistët e Postës së Policisë Këlcyrë ndaluan shtetasin P. Ç., 64 vjeç, banues në fshatin Seniçan, Këlcyrë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për hetime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

—————————————

Gjithashtu, kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, në bashkëpunim me “Shqiponjat” bënë të mundur kapjen e shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Gusmar, Tepelenë.

Shtetasi i mësipërm ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.