Interpol Tirana – Ekstradohet nga Spanja drejt vendit tonë, 31-vjeçari me masë sigurie “Arrest në burg”

Bashkëpunim i pandërprerë me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të punës së Zyrës Qendrore të Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët spanjollë, u bë arrestimi në Spanjë dhe ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– D. D., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë ”, kryer në bashkëpunim.

Në vitin 2019, shtetasi R. D. (vëllai i shtetasit D. D.) është arrestuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve. Pas arrestimit, 31-vjeçari dyshohet se i ka ofruar një shumë parash prokurorit, për ndryshimin e masës së sigurisë për vëllain e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🏻👮‍️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#24/7nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve👮🏻👮‍️🇦🇱