Himarë/Punonjësit e Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikëses, i vijnë në ndihmë një turisti kolumbian që kishte mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar, në terren të vështirë, në fshatin Dhërmi.
Mesditën e sotme, në sallën operative Himarë ka ardhur një telefonatë se një turist kolumbian kishte mbetur i izoluar në një zonë të pyllëzuar dhe të thepisur, në fshatin Dhërmi.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me shërbimet e zjarrfikëses, pas disa orësh kërkimi, kanë bërë të mundur gjetjen e turistit kolumbian, i cili ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
DVP Vlorë fton qytetarët që për çdo rast nevoje për ndihmë të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.