HAPEN APLIKIMET PËR PRANIM NË NJË FUNKSION NDIHMËS, NË INSTITUTIN E POLICISË SHKENCORE

Hapen aplikimet për pranimin në funksionin ndihmës të Policisë së Shtetit, Ispektor, ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit-punonjës administrativ-kategoria III-b.

Aplikimet fillojnë më datë 22.11.2022 dhe përfundojnë më datë 30.11.2022.

Aplikimet bëhen në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, në Departamentin për Shërbimet Mbështetëse, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Kriteret e pranimit në funksionin ndihmës, “Ispektor ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore”, janë:

  1. Të jetë shtetas shqiptar;
  2. Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil.”
  3. Të ketë diplomë të nivelit të dytë “Master”, në Shkenca Informatike, Teknologji Informacioni, Elektronikë ose fusha të ngjashme;
  4. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  5. Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  6. Të zotërojë gjuhën shqipe të shkruar dhe të folur;
  7. Të ketë përvojë pune 3 vjet përvojë pune ku përfshihen aspekte të ndryshme;
  8. Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  9. Të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit B;
  10. Të jetë pajisur me vërtetimin e besueshmërisë;
  11. Të plotësojë kriteret e tjera të veçanta.

Kritere të veçanta:

Kritere të veçanta që duhet të plotësojë aplikanti për funksionin e veçantë “Inspektor Ekspert”, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Video”, në Institutin e Policisë Shkencore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit” janë si më poshtë:

  1. Të ketë diplomë të nivelit të dytë “Master”, në Shkenca Informatike, Teknologji Informacioni, Elektronikë ose fusha të ngjashme.   
  2. Të ketë njohuri  dhe aftësi  të mira kompjuterike të demonstruara si dhe në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
  3. Të njohi procedurat standarde të punës në fushën e ekzaminimeve kompjuterike dhe akteve ligjore dhe nënligjore që rregullojnë veprimtarinë e Institutit të Policisë Shkencore në përgjithësi dhe ekspertimit kriminalistik në veçanti;
  4. Të ketë aftësi për të identifikuar dhe vlerësuar nevojat për ndryshim dhe përmirësim të metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike;
  5. Të ketë aftësi për të punuar në grup lidhur me përgatitjen e produkteve të veprimtarisë kompjuterike/elektronike dhe aftesi shume të mira komunikimi dhe prezantimi;
  6. Të prezantojë qartë e profesionalisht produktet dhe idetë e tij profesionale;
  7. Të jetë i specializuar dhe trajnuar në fushën e teknologjive kompjuterike.
  8. Të ketë përvojë pune 3 vjet përvojë pune ku përfshihen aspekte të ndryshme.
  9. Të ketë njohuri të gjuhës angleze, aftësi për komunikim të rrjedhshëm në këtë gjuhë.
  10. Të ketë njohuri në lidhje me aktet ligjore dhe nënligjore që normojnë punën e Policisë së Shtetit
  11. Të ketë njohuri të përgjithshme rreth objektit të punës të IPSH dhe të shërbimit të Policisë Shkencore.

Aplikanti të paraqesë, në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore, dokumentacionin e mëposhtëm:

  1. Formularin e aplikimit tip ;
  2. Fotokopje të kartës së identitetit;
  3. Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të noterizuara, trajnimeve përkatëse;
  4. Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
  5. Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
  6. Certifikatë familjare;
  7. Vërtetim nga gjykata;
  8. Vërtetim nga prokuroria;
  9. Raport mjeko-ligjor;
  10. Fotokopje e librezës së punës;
  11. Dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike.

Punonjësi në funksionin e veçantë, “Ispektor ekspert, në Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Vidio, në Institutin e Policisë Shkencore”, kryen këto detyra specifike:

  1. Asiston shefin e Sektorin e Ekzaminimeve Kompjuterike dhe Audio-Video në lidhje me kryerjen e ekspertimeve Kompjuterike dhe Audio/Video .
  2. Kryen ekspertime kompjuterike dhe Audio/Video.
  3. Merr pjesë në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe në veprimet e rëndësishme kriminalistike ku përfshihen prova dixhitale, kur kërkohet ndihmë nga strukturat e policisë gjyqësore, prokurorisë  apo laboratorët rajonal të Policisë Shkencore.
  4. Kryen detyra administrative dhe teknike në të gjitha aspektet e veprimtarisë së ekspertimit kompjuterik; 
  5. Identifikon nevojat për përmirësimin dhe përditësimin e metodikave që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike dhe kurrikulës së trajnimit të ekspertëve kriminalist dhe policisë gjyqësore në fushën e provave dixhitale;
  6. Kryen në mënyrë aktive studime dhe hulumtime kriminalistike, në lidhje me çështjet  e ekspertimit kompjuterik, zbatimit të metodikave dhe rishikimit e përmirësimit  të vazhdueshëm të tyre;
  7. Ndjek në mënyrë periodike trajnime të vazhdueshme për mbajtjen koherente të  njohurive të tij  me zhvillimet teknologjike dhe metodat e reja ekzaminuese si dhe merr masa për  njohjen me çdo material si udhëzues,  manuale, botime, etj, të ofruara nga kompanitë prodhuese të programeve dhe pajisjeve ekzaminuese kompjuterike.
  8. Paraqitet në Gjykatë për interpretim konkluzionesh.
  9. Kryen çdo detyrë tjetër që i ngarkohet nga eprorët e tij, sipas akteve ligjore dhe nënligjore.

Procesi i konkurrimit përfshin:

   a. Jetëshkrimi i aplikantit:

Vlerësimi i arsimimit dhe trajnimeve të lidhura me veprimtarinë në fushën e aftësive në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 40 pikë);

    b.     Intervista:

Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, eksperiencë pune në lidhje me teknikat dhe metodikat që zbatohen në fushën e kryerjes së ekspertimeve kompjuterike, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 60 pikë).

Në qoftë se asnjë kandidat nuk merr 70% të pikëve, Komisioni i Intervistimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.

Intervista do te zhvillohet më datë 07.12.2022, në ambientet e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.