Hapen aplikimet për pranim në funksionet e veçanta “Instruktor” dhe “Shef Seksioni”, në Qendrën e Edukimit Fizik dhe Sporteve Elitare, në Akademinë e Sigurisë, me status punonjës policie me grada policore “Nënkomisar” dhe “Komisar”, nga data 06.07.2026 deri më datë 17.07.2026, ora 14:00.
Aplikantët duhet të kalojnë me sukses fazat e mëposhtme:
- Aplikimi;
- Shqyrtimi dokumentacionit;
- Verifikimi i aplikantit;
- Jetëshkrimi i kandidatit;
- Intervista me gojë;
Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit të cilët plotësojnë kriteret e përgjithshme dhe kërkesat e posaçme, sipas përcaktimeve të këtij urdhri.
| Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
| Instruktor, në Seksionin e Rekreacionit, në Qendrën e Edukimit Fizik të Sporteve Elitare, në Akademinë e Sigurisë. | Nënkomisar | 1 |
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil me masë disiplinore;
- Të plotësojë kriterin e besueshmërisë dhe integritetit;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në fushën e veçantë përkatëse.
Kërkesa të posaçme:
- Të ketë diplomë në fushën e edukimit fizik rekreacion ose fusha të ngjashme;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe drejtimi të grupeve;
- Të ketë përvojë të mëparshme në organizimin e aktiviteteve sportive ose çlodhëse, gjë e cila përbën avantazh;
| Emërtimi i pozicionit | Grada korresponduese | Nr. Vendeve |
| Shef Seksioni, në Seksionin e Rekreacionit, në Qendrën e Edukimit Fizik të Sporteve Elitare, në Akademinë e Sigurisë. | Komisar | 1 |
Kritere të përgjithshme:
- Të jetë shtetas shqiptar;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
- Të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
- Të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare, apo të jetë larguar nga shërbimi civil me masë disiplinore;
- Të plotësojë kriterin e besueshmërisë dhe integritetit;
- Të mos jetë i dënuar me vendim gjykate, të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale;
- Të ketë jo më pak se 5 vjet përvojë pune në fushën e veçantë përkatëse.
Kërkesa të posaçme:
- Të ketë diplomë në fushën e edukimit fizik, sport, ose fushë të ngjashme;
- Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe drejtimi grupi;
- Të ketë përvojë të mëparshme në organizimin e aktiviteteve sportive ose çlodhëse, gjë e cila përbën avantazh;
Shtetasit të cilët shprehin interesin për të aplikuar për të marrë pjesë në procesin e konkurrimit, brenda datës 07.2026, ora 14:00, duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjitshme të Policisë së Shtetit dokumentacionin e mëposhtëm:
- Formularin e aplikimit për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Formularin vetdeklarimi për pranim në Polici (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Formularin i dekriminalizimit (bashkëlidhur këtij urdhri);
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dokument zyrtar që vërteton përfundimin e arsimit të lartë me listë notash dhe trajnimeve
përkatëse, të noterizuara;
- Certifikatë e gjendjes gjyqësore;
- Certifikatë familjare;
- Vërtetim nga gjykata;
- Vërtetim nga prokuroria;
- Vërtetim nga SPAK;
- Raport mjeko-ligjor, dokument të lëshuar nga institucionet shëndetësore që vërteton se nuk është përdorues i lëndëve narkotike;
- Fotokopje e librezës së punës e noteriazuar ose vërtetim për vjetërsinë në punë;
Drejtoria e Burimeve Njerëzore bën verifikimin e dokumentacionit të aplikantëve jo më vonë se 5 (pesë) ditë pune nga data e mbylljes së aplikimit. Verifikimi dhe shqyrtimi i dokumentacionit ka të bëjë me plotësimin e kritereve nga aplikantët, dokumentacionin e kërkuar në momentin e aplikimit, mënyrën e plotësimit të formularëve dhe respektimin e afatit të aplikimit. Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe kanë mungesë dokumentacioni skualifikohen nga procesi i konkurrimit dhe njoftohen për arsyen e skualifikimit nëpërmjet e-mailit të evidentuar nga ana e tyre në formularin e aplikimit.
Alikanti që pas verifikimit rezulton i papërshtatshëm, ka pengesa ligjore dhe është i pabesueshëm, skualifikohet nga procesi i konkurrimit, ndërsa aplikanti që plotëson kriteret e përcaktuara për t’u pranuar në funksione të veçanta, i nënshtrohet fazave të vlerësimit si më poshtë:
a) Jetëshkrimi i kandidatit (vlerësohet me 80 pikë);
Vlerësimi i Jetëshkrimit përfshin vjetërsisë në punë, arsimimin, trajnimet dhe gjuhën e huaj, të lidhura me veprimtarinë në fushën e kërkuar si dhe referencat e punëdhënësve të mëparshëm (vlerësohet me 80 pikë);
b) Intervista me gojë (vlerësohet me 20 pikë).
Vlerësimi i njohurive dhe aftësive komunikuese, përvojën profesionale në fushën përkatëse, si dhe motivimin personal (vlerësohet me 20 pikë).
Në përfundim të fazave të vlerësimit, Komisioni i Vlerësimit harton procesverbalin mbi rezultatet e arritura nga secili aplikant dhe në bazë të tyre harton listën e aplikantëve sipas rezultateve të arritura në rend zbritës, të ndarë sipas pozicioneve për të cilat është zhvilluar konkurrimi.
Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit pranë Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave. Ankimimi mund të bëhet nëpërmjet e-mail-it në adresën burimet.njerezore@asp.gov.al ose pranë sekretarisë së Drejtorisë së Burimeve Njerëzore. Komisioni i Shqyrtimit të Ankesave shqyrton ankesat dhe merr vendim brenda 5 (pesë) ditëve pune. Sekretaria teknike njofton aplikantët brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së vendimit nga KSHA.
Në përfundim të procesit të ankimimit, Komisioni i Vlerësimit shpall listën e aplikantëve fitues e cila publikohet në website-in e Policisë së Shtetit. Numri i aplikantëve fitues është i barabartë me numrin e funksioneve të lira, të shpallura për konkurrim.
Në qoftë se asnjë kandidat nuk arin 60% të pikëve, Komisioni i Vlerësimit vendos përfundimin e konkurrimit pa asnjë fitues të përzgjedhur.
Aplikantët e shpallur fitues kryejnë programin e formimit, në Akademinë e Sigurisë, me kohëzgjatje në përputhje me programin mësimor të miratuar nga Akademia e Sigurisë dhe pas përfundimit me sukses të tij, pranohet në funksionin e veçantë të Policisë së Shtetit, emërohet në detyrë dhe i jepet grada policore “Nënkomisar” dhe “Komisar”, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Monitorimi i procesit të konkurrimit për pranimin në funksionin e veçantë të Akademisë së Sigurisë, realizohet nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
1. Formular Kerkese per aplikim ne fakultet
2. FORMULARI I APLIKIMIT PER PRANIM NE POLICI
SKEDA-MJEKESORE-Model-i-Ri.docx
