Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Droni 2020”, për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Droni 2020”, në kuadër të cilit u bë arrestimi i shtetasve:
E. XH., 37 vjeç, banues në fshatin Grabovë, Gramsh dhe E. T., 33 vjeç, banues në Burrel.
Si rezultat i kontrollit të territorit me anë të dronit dhe informacioneve të marra në rrugë operative se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Grabovë e Poshtme, Gramsh, kishin kultivuar bimë narkotike, si dhe falë punës së mirorganizuar dhe reagimit në kohë, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evidentimin dhe goditjen e këtij rasti.
Në vijim të hetimeve, në lokalin e shtetasit E. T., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa fara të dyshuara si fara kanabisi.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që janë të implikuar në ketë veprimtari kriminale.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.