Gledis Nano uron fëmijët, për 1 Qershorin

“Falë fëmijëve, bota fiton shkëlqimin më reflektues, që i përngjason rrezeve të diellit, nëpërmjet të cilave lind e nesërmja me dritën e saj, zërat e hareshëm dhe me dashurinë pa kushte.

Është detyrë dhe përgjegjësi e jona t’i mbrojmë, t’i udhëzojmë dhe t’i duam me gjithë fuqinë tonë fëmijët, sepse ata janë thesaret më të mëdha që kemi.

Në ditën e tyre, i uroj përzemërsisht pjesës më të mirë të vendit tonë, Gëzuar 1 Qershorin, ditën e fëmijëve, këtë ditë, e cila, qoftë edhe për një çast, na rikthen të gjithëve në fëmijëri, në kohën kur gjithçka shfaqet me ngjyrat e së vërtetës.”

-Gledis Nano, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit