Nano – Yörük: Bashkëpunimi mes dy policive, i frytshëm dhe konçiz.
Mesditën e sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano u takua me ambasadorin e Turqisë në vendin tonë, SH.T.Z Murat Ahmet Yörük, i cili shoqërohej nga Sekretari i Tretë i ambasadës, Selim Seçkin.
Ambasadori Yörük ka uruar Drejtor Nanon për detyrën dhe për rezultatet e arritura nga Policia e Shtetit dhe i ka ofruar atij mbështetjen e plotë të Policisë turke dhe të ambasadës së Turqisë në Tiranë. Ambasadori ka vlerësuar bashkëpunimim mjaft të mirë mes dy policive, duke qenë në sinkron të plotë dhe në të njëjtin drejtim përsa i përket parandalimit dhe goditjes së krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka siguruar ambasadorin se Policia e Shtetit është tërësisht e angazhuar në luftën pa kompromis kundër krimit, si dhe shumë e vendosur që të vijojë të punojë ngushtësisht me të gjithë partnerët, me qëllim goditjen e krimit dhe terrorizmit, për të krijuar ambiente të sigurta për qytetarët e të dy vendeve.
Gatë takimit u dakordësua që në kuadër të marrveshjes së sigurisë të firmosur në vitin 2015, të ketë zgjerim të bashkëpunimit në këtë drejtim.