Gjirokastër/Vihet në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 62 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18 Shtatori”, ka vjedhur një karrocë për fëmijë.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 23 vjeç, R. K., 46 vjeç, I. X., 53 vjeç, N. T., 57 vjeç dhe M. A., 57 vjeç, të pestë banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Dunavat i dytë”, janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.