Tiranë – Vihet në pranga 1 shtetas

Tiranë

Në lidhje me një rast të transmetuar në emisionin investigativ “Stop”, që bën fjalë për një shtetas, i cili kishte përvetësuar shuma parash me anë të mashtrimit, duke i premtuar një personi sigurimin e letrave angleze, me anë të një martese fiktive, ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, pas publikimit të rastit, organizuan punën për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasit në fjalë.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë ndaluan shtetasin M. N., 58 vjeç, banues në Dhërmi, Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon emisionin investigativ “Stop”, mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.