Gjirokastër
Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 28 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 31 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka marrë materiale ndërtimi në një dyqan dhe duke mashtruar, nuk ka bërë pagesën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Xh., 67 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Piskovë, ka pushtuar një sipërfaqe toke të një shtetasi tjetër.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. J., 34 vjeç, banues në Përmet, pasi u kap duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.