Gjirokastër/Thyen masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke u larguar nga banesa përkatëse, arrestohen dy 19-vjeçarë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit M. R., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në banesat e tyre, nuk janë gjetur aty, duke thyer kështu, masat e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuara nga Gjykata.
Shtetasi M. R. ishte me këtë masë sigurie për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndërsa shtetasi E. D., për mbajtje armësh të ftohta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.