Gjirokastër
Më datë 17.02.2026, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Ç., 38 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi më datën 17.02.2026, në ambientet e një subjekti privat, dyshohet se ka kanosur me fjalë, shtetasin P. N., 51 vjeç, me profesion gazetar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
