Gjirokastër – Procedohen penalisht 2 shtetas

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimit Kirbenetik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 63 vjeç, banues në Amerikë, pasi dyshohet se ka keqpërdorur të dhënat e një 34-vjeçareje, për të hapur një llogari false me emrin e saj, në rrjetin social “Tik Tok”.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 34 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.