Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Gjirokastër/Procedohen në gjendje të lirë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. B., 54 vjeç dhe A. M., 32 vjeç, të dy banues në Lazarat, pasi në banesat e tyre janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. S., 33 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, për nënën e saj, duke u konfliktuar verbalisht me të.

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër kanë referuar materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. B., 43 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit në vijën e dytë, në PKK Kakavijë, iu gjetën në çantë 11 590 euro, 40 000 lekë dhe 50 paund që ajo po tentonte t’i nxirrte nga vendi ynë, pa i deklaruar siç e përcakton ligji. Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.