Gjirokastër/Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 28-vjeçar, i shpallur në kërkim si autor i dyshuar për veprimtarinë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, seksionin operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, në afërsi të fshatit Fllomo, Dropull, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. H., 28 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi në shtator të vitit 2020, ka tentuar të transportojë kundrejt fitimit, 10 emigrantë nga vendet MENA, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.