Sekuestrohet reth 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Ndalohet poseduesi i lëndës narkotike.
Nga specialistët e seksionit të Hetimit të Narkotikëve u bë ndalimi i shtetasit: A.G., 21 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër, pasi:
Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë, në afërsi të stanit të tij, u gjet një sasi rreth 14 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet për shtetasin e mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.