Gjirokastër – Goditet 1 rast i kontrabandimit të mallrave

Gjirokastër/Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike.

Evidentohet dhe goditet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, 1 rast i kotrabandimit të mallrave.

Sekuestrohen steka me cigare, pije alkoolike dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara, një sasi parash dhe 2 aparate celulare.

Vihet në pranga 1 shtetas.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë vijuar kontrollet e automjeteve që transportojnë mallra.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Sofratik, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin H. Zh. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 25 steka me paketa me cigare, pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 aparate celulare.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Zh., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️