Gjithashtu ndalohen dy shtetas të tjerë si të dyshuar për bashkëpunim dhe për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.
Nga specialitët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në D.V.P. Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi :
P.B., 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi:
Në aksin rrugor Gjirokastër – Tepelenë, u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 shtetas nga vendet e treta kundrejt pagesës, si dhe u ndaluan si të dyshuar për bashkëpunim shtetasit S.B. 26 vjeç dhe A.B, 21 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasve S.B. dhe A.B. u gjetën fidanë kanabisit të kultivuar në oborrin e banesës së tyre.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme.