Gjirokastër – Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”

Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit K. K., 24 vjeç dhe Z. H., 35 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me të cilin ata udhëtonin, u gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu, nga këto struktura u procedua penalisht shtetasi D. A., 24 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sattiva.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.