Durrës – Vihen në pranga 6 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 33 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në DVP Durrës kanë bërë ndalimin e shtetasit në kërkim K. M., 34 vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.12.2020, e ka dënuar me një muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasit:

S. G., 44 vjeç dhe G. Sh., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

J. K., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

I. S., 35 vjeç, banues në Manzë Durrës, pasi duke drejtuar mjetin, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga kali dhe si pasojë është dëmtuar shtetasi A. D., që udhëtonte me karrocën, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.