Fier – Vijon zbatimi i planit të masave, për rritjen e parametrave të sigurisë

Kontrolle të shumta për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që mbajnë armë pa leje.

Kontrolle edhe në drejtim të qarkullimit rrugor, për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim, arrestohet në flagrancë 1 shtetas për armëmbajtje pa leje, si dhe 2 të tjerë nga Qarkullimi Rrugor.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes, specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, gjatë kontrolleve të ushtruara, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. K., 20 vjeç, banues në Skrapar.

Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi ju gjet një armë zjarri automatik dhe 1 krehër me 10 fishekë, vepër penale për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:

A. S., 30 vjeç, banues në Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. K., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe J. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kontrollet e Policisë do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.