Kapet një shtetas i shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, pas një pune të mirëorganizuar, bënë kapjen dhe arrestimin e përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë të shtetasit:
-A.D, 56 vjeç, banues në Fier.
Gjykata e Milanos në Itali me vendimin e datës 17.09.2007 ka lëshuar urdhër “Arrest me burg” për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.