Fier – Vihet në pranga 1 shtetas

Fier

Shantazhoi një 46-vjeçare, për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe ato të Sektorit Operacional, të DVP Fier, si rezultat i reagimit të menjëhershëm, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase 46 vjeçe, se një shtetas e shantazonte për t’i dhënë para, që të mos i publikonte foto dhe video me përmbajtje personale, kanë organizuar punën me qëllim verifikimin e plotë të këtij kallëzimit, si dhe vënien në pranga të autorit.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi B. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.