Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”, kryer në bashkëpunim, shtetasit:
-A. K., 49 vjeç dhe B. C., 36 vjeç, të dy banues në Shijak, Durrës, me detyra respektive kontrollor dhe vrojtues në një kompani nafte, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur duke shpërdoruar detyrën, një sasi nafte që shërbente për makineritë e kompanisë.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve F. K., 54 vjeç dhe I. V., 51 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë goditur me grushte dhe kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit D. D., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier-Patos”, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R. R., 79 vjeç, banues në Portëz, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier, nën kujdesin e mjekëve.
—-
Më datë 04.09.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi S. A., banues në Strum, Roskovec, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, nëna e tij, shtetasja H. A., 65 vjeçe, e cila sipas deklarimeve të shtetasit S. A. vuan nga probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e 65-vjeçares.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.