Fier – Të dënuar për vepra penale të ndryshme, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim policor

Fier/Vijon megaoperacioni mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Të dënuar për vepra penale të ndryshme, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim policor.

Ndërkohë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për 1 shtetas i cili u ekstradua nga Greqia.

Komisariati i Policisë Fier në zbatim të planit të masave të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapi dhe vuri në pranga shtetasin e shpallur në kërkim F. K., 46 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Fierit me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhje”.

Komisariati i Policisë Lushnjë kapi dhe vuri në pranga shtetasin R. D., 53 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Fierit me 3 muaj burgim për veprën penale “Dhunë në familje”.

U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin S. S., 48 vjeç. Ky shtetas u ekstradua nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga DVP Fier për veprat penale “Vjedhje”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.