Bashkëpunim Polici-shkollë, për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe për sensibilizimin e përdoruesve të rrugës, për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
Ditën e sotme, në ambientet e shkollës “Numani”, Fier, dhe më pas në rrugët e qytetit, është zhvilluar një aktivitet me nxënësit e kësaj shkolle, me tematikë “Ndërgjegjësimi i shoferëve dhe i këmbësorëve, për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Punonjës të Policisë Rrugore Fier, në bashkëpunim me ndihmësspecialistët për Policimin në Komunitet në edukimin në shkolla, prezantuan para nxënësve temën që ka të bëjë me sigurinë në rrugë dhe e realizuan me veprimtari praktike.
Sensibilizimi i drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor ishte tema e cila u praktikua nga punonjësit e Policisë dhe nxënësit e shkollës.
Nxënësit u interesuan me pyetje të shumta edhe për masat e marra nga Policia për parandalimin e shpejtësisë, për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, vendosjen e kaskave mbrojtëse etj.
“Kontribuo dhe ti për sigurinë rrugore”.
#SiguriaRrugoreDetyrëetëGjithëve!