Fier/Qarkulloi me automjet, në sensin e kundërt të lëvizjes, ndëshkohet me masa administrative

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier

Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet duke lëvizur në sens të kundërt me drejtimin e lëvizjes, në aksin rrugor “Fier-Lushnjë”, bëjmë me dije se:

Për shkeljen e kryer, bazuar në pikat 1, 19 dhe 22 të nenit 174 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit është ndëshkuar me masën administrative 20 000 lekë, pezullim të lejes së drejtimit për 24 muaj dhe i janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.