Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
-A. Z., 53 vjeç, banues në Sektor Seman, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me shtetasen L. K., 47 vjeçe dhe i ka shkaktuar asaj dëmtime;
-P. K., 42 vjeç, banues në Strum, Roskovec, pasi dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta, automjetin në pronësi të shtetasit A. K., 54 vjeç.
—
Më datë 25.08.2022, në Komisariatin e Policisë Fier, ka bërë kallëzim shtetasi H. F., 52 vjeç, banues në Martinë, Fier, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e tij, shtetasja L. H., 19 vjeçe. Po punohet për gjetjen e 19-vjeçares.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.