Fier – Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.

Arrestohet një shtetas shqiptar i dënuar nga Gjykata e Xhenovas/Itali, me 15 vite burgim.

Nga Sektori për Shërbimet e Specializiara Policore në DVP Fier, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme dhe Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, arrestuan shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Mario Mamani, 51 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi për këtë shtetas u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, pasi Gjykata e Xhenovas/Itali e ka dënuar atë me 15 vite burgim për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni”, “Trafik rarkotikësh”dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.