Fier/Monitorim intensiv i qarkullimit, me pajisje inteligjente, në akset rrugore

Fier/Monitorim intensiv me pajisje inteligjente në akset rrugore dhe në pikat hyrese-dalëse, me objektiv parandalimin e aksidenteve rrugore edhe garantimin e sigurisë së nxënësve, gjatë hyrjes dhe daljes nga shkolla.

Gjatë kësaj jave janë proceduar penalisht 7 shtetas, për drejtim automjeti në mënyrë të parregullt dhe shkelje të ndryshme të dispozitave të Kodit Rrugor, konkretisht:

-2 janë arrestuar në flagrancë për drejtim automjeti, në gjendje të dehur;
-1 është proceduar në gjendje të lirë për drejtim mjeti, pa leje drejtimi;
-4 janë proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në kuadër të kontrolleve parandaluese, të organizuara me grupe kontrolli në rruget urbane dhe lokale, gjatë kësaj periudhe janë vendosur:
* 892 masa administrative për tejkalim të shpejtësisë;
* 74 masa administrative për mospërdorim të rripit të sigurimit;
* 16 masa administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 33 masa administrative për parakalim të gabuar;
* 5 masa administrative për drejtim automjeti, në efektin e alkoolit;
* 107 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia Rrugore e Fierit apelon sërish për respektimin rigoroz të rregullave të garkullimit rrugor, si kontribut i rëndësishëm për rritjen e sigurisë rrugore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të përdoruesve të rrugës, si dhe për garantimin e qarkullimit të sigurt, të lirë dhe pa pengesa, veçanërisht pranë institucioneve arsimore.