Kontrollet janë përqëndruar kryesisht në drejtim të shkeljeve të cilat janë burim aksidenti.
Janë proceduar administrativisht gjithsej 2460 drejtues mjetesh.
1093 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë.
Janë proceduar administrativisht 159 drejtues mjetesh për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit.
290 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
Janë vendosur 311 masa administrative për parakalime të gabuara.
Janë pezulluar 98 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 3 të tilla për drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Janë vendosur 31 masa administrative për drejtim të motomjetit pa kaskë mbrojtëse.
Si dhe janë vendosur 384 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia Rrugore Fier do vijojë kontrollet në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, për të gjitha kategoritë e mjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier falenderon drejtuesit e mjeteve si dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe apelon për më shumë rregull e siguri në rrugë, në favor të jetës dhe shëndetit të qytetarëve.